Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Talibanët vrasin qindra ushtarë në Afganistan

Në sulmin e fundit në bazën ushtarake Shaheen, pranë kryeqytetit Masar-i Sharif të provincës Balh, janë vrarë të paktën 140 ushtarë dhe janë plagosur më shumë se 150 të tjerë.

Këtë e konfirmoi kreu i këshillit të provincës afgane Balh, Ibrahim Hair Andesh për agjencinë gjermane të lajmeve, DPA.

Talibanët ishin të maskuar me uniforma ushtarake për të sulmuar bazën ushtarake, që konsiderohet relativisht e sigurt në veri të Afganistanit. Rreth 10 sulmuesit, që hynë të premten pas një shpërthimi me raketa për të siguruar hyrjen në bazë, u vranë pas një shkëmbimi zjarri që zgjati disa orë. Gjendja u stabilizua vetëm në orët e mbrëmjes.

Një mjek konfirmoi për “Deutsche Wellen” se ai i ka parë 135 kufoma, numri i viktimave mund të rritet edhe më tej se 140, siç thuhet. Zëdhënësi i talibanëve, Sabidullah Mudxhahid pranoi sulmin në Twitter. Talibanët thonë se janë vrarë rreth 500 ushtarë afganë.