Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Talibanët vrasin mbi 40 ushtarë afganë

Ministria e Mbrojtjes e Afganistanit tha se 43 ushtarë janë vrarë dhe nëntë janë plagosur në një sulm në provincën jugore Kandahar.

Zëdhënësi i Ministrisë, Dawlat Wazeri, i tha Radios Evropa e Lirë se sulmi ka ndodhur në bazën e Ushtrisë Kombëtare Afgane në qarkun Maivand.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Përgjegjësinë për sulmin e kanë marrë talibanët.

Ai ndodh dy ditë pas një sulmi tjetër vetëvrasës dhe me armë zjarri në qytetin Gardez të provincës Paktia, ku kanë mbetur të vdekur së paku 80 njerëz dhe të plagosur rreth 300 të tjerë.

Qeveria e Kabulit, e mbështetur nga Perëndimi, po përpiqet të mposhtë kryengritësit qysh pas largimit të shumicës së forcave të NATO-s, në vitin 2014.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, së voni, ka shpallur një strategji të re për Afganistanit, e cila parasheh dërgimin e mbi 3,000 ushtarëve shtesë amerikanë në këtë vend.