Talebanët varën një trup të vdekur në një vinç në sheshin kryesor të qytetit Herat në Afganistan, tha një dëshmitar të shtunën, në një shfaqje të tmerrshme që sinjalizoi kthimin në disa nga metodat e talebanëve nga e kaluara.
Ëazir Ahmad Seddiqi, që drejton një farmaci në njërën anë të sheshit, i tha AP-së se katër trupa u sollën në shesh dhe tre trupa u lëvizën në sheshe të tjera në qytet për t’u shfaqur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSeddiqi ka thënë se talebanët deklaruan në shesh se të katërt u kapën duke marrë pjesë në kidnapim dhe u vranë nga policia. Nuk u bë e qartë nëse të katërtit u vranë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, apo pas arrestimit.
Mullah Nooruddin Turabi, një nga themeluesit e talebanëve , i tha AP-së gjatë javës se do të rikthehen ekzekutimet dhe amputimet e duarve, edhe pse jo ndoshta në publik.