Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Talebanët njoftojnë për amnisti për zyrtarët qeveritarë

Talibanët kanë njoftuar një amnisti të përgjithshme për të gjithë zyrtarët qeveritarë në Afganistan, duke iu kërkuar të kthehen në vendet e punës me “besim të plotë”.

“Një amnisti e përgjithshme është shpallur për të gjithë... andaj ju duhet të nisni jetën tuaj rutinë me besim të plotë”, thuhet në një deklaratë të talebanëve.

Shpallja e amnistisë vjen pas frikës së shfaqur në Afganistan - nga ata që kanë punuar për Qeverinë apo organizatat përkrahura nga Perëndimi – për pasoja.

Talebanët njihen për dënime të ashpra ndaj rivalëve dhe janë të akuzuar për krime lufte.