Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Taksistët e koronës

Taksisti Lars-Goran Goransson pranon se ka frikë sa herë që vë dorezat dhe merr me kujdes një mostër të dyshimtë për COVID-19, që është marrë pak çaste më herët në periferi të Stockholmit. Ai e ngre lart mostrën që është lënë para derës së një shtëpie.

“Mendoj se është mënyrë e sigurt për të punuar, por kam pak frikë”, ka thënë Goransson 55-vjeçar, një nga 1.000 “taksistët e koronës” që siguron jetesën duke transportuar mostra të COVID-19 mes shtëpive dhe laboratorëve ku testohen ato në Stockholm.

Që nga fillimi i pandemisë, firmat private të taksive kanë transportuar më tepër se 250 mijë mostra të COVID-19, një iniciativë që taksistët i bën pjesë të rëndësishme të regjimit testues në Stockholm.

Kjo u ka siguruar taksistëve njëherit një burim në një periudhë të krizë, ku numri i udhëtarëve është dukshëm më i vogël.

Sipas iniciativës, të udhëhequr nga autoriteti nacional shëndetësor, taksistë – shumica imigrantë – marrin nga 37 dollarë në orë, pak më tepër se një udhëtim standard nëpër qendër të Stockholmit.

Edhe Solbakken konfirmon problemet te Norvegjia Botërori 2026 2 j. më parë Solbakken konfirmon problemet te Norvegjia

Suedia, që ndjeki një strategji më ndryshe duke evituar mbylljen totale për ta luftuar koronavirusin, fillimisht ishte më e ngadalshme në testime, por rriti nivelin e testimit gjatë verës.

Shifra e të vdekurve nga koronavirusi është 6555, dukshëm më e lartë për kokë banori sesa te fqinjët tjerë Nordik.

Puna rutinore e Goranssonit tash përfshin uljen në gjunjë për të marrë një pako me strisho të marra dhe duke i dezinfektuar më pas duart.

Zakonisht, njerëzit marrin rezultatet brenda 24 orëve nga vizita e “taksistit të koronës”, të cilin mund as mos ta njohin, pasi synimi është të evitohet kontakti i afërt.

Edhe Përtej trajtimit mjekësor: mbështetja financiare, puna dhe mbrojtja juridike Arbëri 1 muaj më parë Përtej trajtimit mjekësor: mbështetja financiare, puna dhe mbrojtja juridike

Goransson është krenar që po asiston Suedinë në luftën kundër pandemisë, duke thënë se testimi më i shpejt mund të ndihmojë të frenohet virusi, por atij i mungon kontakti me njerëz.

“Normalisht është një punë shumë sociale kjo e taksistit. Kam qenë taksist për 20 vjet dhe pjesa më e mirë e punës është takimi me njerëz”, ka thënë Goransson.