Ministri i Mbrojtjes së Tajvanit, Chiu Kuo-cheng, ka paralajmëruar se si Kina ashtu edhe Tajvani do të paguajnë çmim të rëndë nëse Pekini mundohet të bëjë një pushtim të ngjashëm me atë që ka bërë Rusia në Ukrainë, raporton BBC.
Duke folur për gazetarët para seancës parlamentare në Tajvan për të diskutuar pushtimin rus të Ukrainës, Chiu ka thënë se nëse ka luftë atëherë të gjithë do të pësojnë, madje edhe ata fituesit.
“Ne me qetësi po shikojmë zhvillimet dhe jemi duke u përgatitur në përputhje”, ka thënë Chiu.
Pushtimi rus i Ukrainës ka rindezur alarmin në Tajvan se mund të përballet me një skenar të ngjashëm.
Tajvani e sheh veten si shtet të pavarur me qeverinë e saj. Por, Kina gjatë e ka parë atë si provincë të veten dhe ka premtuar se një ditë do ta rikthejë.
Javën e kaluar, fraza “Ukraina sot, Tajvani nesër!” pushtoi rrjetet sociale në Tajvan. Mirëpo, Tajvani vazhdimisht ka hedhur poshtë krahasimin me Ukrainën.
-
Tajvani: Kina po e shikon reagimin e Perëndimit ndaj krizës në Ukrainë
-
Tajvani thotë se Kina po forcon kontrollin ajror dhe detar përreth tij
-
Tajvani synon të rrisë shpenzimet në fushën e mbrojtjes, përballë kërcënimit nga Kina
-
Kina kritikon Macronin për paralelen e ngritur mes Ukrainës dhe Tajvanit
-
Trumpi thotë se Tajvani duhet ta paguajë SHBA-në për mbrojtjen që po i jep