Në Tajlandë lejohet kultivimi dhe posedimi i kanabisit, duke u bërë vendi i parë aziatik që merr një hap të tillë, shkruan AA.
Ministria e Shëndetësisë së Tajlandës njoftoi se planifikon të shpërndajë 1 milion fidanë kanabis që nga nesër.
Zyrtarët qeveritarë thanë se promovojnë marijuanën vetëm për përdorim mjekësor, duke paralajmëruar se ata që e përdorin atë për përdorim rekreativ në publik mund të përballen deri në 3 muaj burg dhe një gjobë prej 25 mijë baht Thai (780 dollarë).
Në Tajlandë, ku shitja e kanabisit nuk është më një krim, autoritetet shpresojnë se tregtia vendase e kanabisit do të kontribuojë në bujqësi dhe turizëm, por eksportimi i produkteve komerciale të kanabisit jashtë vendit është i ndaluar.
Qeveria planifikon të lirojë 4.000 persona nga burgjet për krime të lidhura me kanabisin.
Tajlanda u bë vendi i parë aziatik që legalizoi prodhimin dhe përdorimin e kanabisit medicinal në vitin 2020.