Stuhia tropikale Pabuk zbarkoi në jug të Tajlandës me erëra dhe shira të forta, ndërsa raportohet të jetë më e keqja në rajon në 30 vjetët e fundit. Deri tani, raportohet për një peshkatar të vdekur.
Stuhia goditi vendin në orën 12:45, sipas kohës lokale, duke rrëzuar drunj në provincën Nakhon Si Thammarat, shkruan BBC, transmeton Koha.net.
Stuhia po lëviz drejt jugut të Tajlandës, duke prekur edhe zona të populluara me turistë. Sipas autoriteteve, rreth 10,000 turistë janë në ishull.
Së paku dy aeroporte janë mbyllur dhe shërbimet e trageteve janë pezulluar. Njerëzit janë këshilluar të qëndrojnë në ambiente të mbyllura deri të shtunën në mëngjes, ndërsa raportohet edhe për shkyçje të energjisë elektrike.

-
Qindra të vdekur dhe të zhdukur nga përmbytjet në Azinë Juglindore
-
Shirat e rrëmbyeshëm përfshijnë Tajlandën, një i vdekur dhe një i zhdukur
-
Vietnami evakuon mijëra njerëz në pritje të tajfunit më të fortë këtë vit
-
Të paktën tre të vdekur nga tajfuni Gaemi që ka goditur Tajvanin
-
Tajfuni “Gaemi” i afrohet Tajvanit