Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Synim i misionit sekret amerikan ishte kapja e Baghdadit, thotë sekretari i Mbrojtjes

Misioni i forcave speciale amerikane në Sirinë veriperëndimore kishte synim kapjen e liderit të “Shtetit Islamik”, Abu Bakr al-Baghdadi, nëse një gjë e tillë ishte e mundur, ndonëse nuk u përjashtua vrasja e tij, ka deklaruar të dielën sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper.

“Ne u munduam ta thërrisnim Baghdadin dhe t’i bënim ftesë të dorëzohej. Ai refuzoi dhe zbriti në sipërfaqen nëntokësore, kështu që gjatë procesit të largimit, ai detonoi jelekun me eksplozivë dhe e vrau veten”, i ka thënë Esper CNN-së.

Esper ka thënë se dy forca amerikane pësuan lëndime të lehta gjatë operacionit, por se tashmë janë kthyer në detyrë.