Të gjitha fluturimet janë suspenduar në aeroportin Stansted në Mbretërinë e Bashkuar pasi u detyrua ta mbyllte pistën e fluturimeve për shkak të motit të keq.
Heathrow dhe Gatwick gjithashtu anuluan ose vonuan fluturimet pasi bora, akulli dhe mjegulla e ngrirë përfshiu Mbretërinë e Bashkuar, shkruan BBC-ja të hënën.
Një paralajmërim për mot më të vështirësuar mbetet për Skocinë, Londrën dhe Anglinë jugperëndimore deri të hënën në mëngjes.
Trenat gjithashtu janë vonuar dhe drejtuesit e mjeteve janë paralajmëruar të kenë kujdes pas disa aksidenteve në autostradë.
Stansted tha të dielën në mbrëmje se pista e saj e vetme ishte e mbyllur për të lejuar pastrimin e borës për shkak të kushteve të motit dhe të gjitha fluturimet u pezulluan.
Aeroporti thuhet se do të hapet pasi të jenë plotësuar kushtet për fluturime.
-
Bora e madhe përfshin Gjermaninë e Britaninë, pezullohen shumë fluturime
-
Borë e madhe në Britani, disa aeroporte mbyllin pistat
-
Dhjetëra fluturime shtyhen në Britani për shkak të mjegullës
-
Anulohen mbi 2.000 fluturime në SHBA, shkak stuhia e borës
-
Mijëra fluturime të anuluara për shkak të stuhisë dimërore në SHBA