Qeveria e Kroacisë miratoi të enjten futjen në ujërat kroate të super-aeroplanmbajtëses amerikane USS George H.V. Bush” që lëviz me energji bërthamore, shkruan të enjten Index.hr.
Anija pritet të mbërrijë në ujërat kroate gjatë nëntorit.
Ministri i Mbrojtjes i Kroacisë, Mario Banozhiq tha se bëhet fjalë për një vizitë rutinë.
Kjo anije ishte në Detin Mesdhe si pjesë e grupit “Strike” prej pesë anijesh që nga gushti i këtij viti për shkak të luftës në Ukrainë.
USS George H.W. Bush" është superbartësi i dhjetë dhe i fundit i klasës ‘Nimic’ në Marinën e Shteteve të Bashkuara. Ndërtimi i tij filloi në vitin 2003 në kantierin detar Northrop Grumman Newport News Dry Dock 12, më i madhi në hemisferën perëndimore dhe përfundoi në vitin 2009 me kosto prej 6.2 miliardë dollarësh. Kjo anije u emërtua për nder të Presidentit të 41-të të Shteteve të Bashkuara dhe ish-drejtorit të Inteligjencës Qendrore, George H.Ë. Bush, i cili ishte një aviator detar gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Edhe
Mbërrin në detin e Kroacisë luftanija më e madhe në botë
Aeroplanmbajtësja është 333 metra e gjatë dhe peshon më shumë se 100,000 tonë, duke e bërë atë një nga luftanijet më të mëdha në botë. Shpejtësia e saj maksimale i kalon 30 nyje (më shumë se 56 kilometra në orë) dhe ka dy reaktorë bërthamorë që ngrohin katër turbina me avull që japin 260.000 kuaj-fuqi. Anija mund të lundrojë për më shumë se 20 vjet pa karburant.
Ekuipazhi i anijes ka 3,532 anëtarë, nga të cilët 2,480 mbështesin 90 avionët dhe helikopterët që janë baza e saj sulmuese.