Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

“Sunday Times”: May ka në qeverinë e saj ngacmues seksualë

Gazeta “Sunday Times” e akuzoi sot kryeministren konservatore se ka lejuar të paktën dy ministra, të njohur si ”ngacmues seksualë serialë”, që të bëjnë pjesë në qeverinë e saj.

E përjavshmja britanike e së dielës nuk jep emra, por shton, duke cituar disa bashkëpunëtorë të shefes së qeverisë, se May njoftohet mbi zërat e korridoreve dhe akuzat për deputetët konservatorë, të përfshirë në raste abuzimesh seksuale.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për më tepër, në median britanike po dalin edhe emrat e parë të të dyshuarve të mëdhenj në këtë skandal që po lind.

Gazeta “Mail on Sunday” tregon me gisht zëvendëssekretarin e Tregtisë së Jashtme, Mark Garnier, i cili ka dërguar sekretaren e tij për të blerë lodra seksi në një dyqan seksi.

Vetë sekretarja e ka pohuar diçka të tillë. Qeveria britanike njoftoi sot për fillimin e hetimeve për këtë rast.

Përveç Westminster, edhe një tjetër institucion ka probleme të këtij lloji.

Disa prezantuese të njohura të BBC-së janë bërë bashkë për të denoncuar ngacmimet seksuale në ambientet e tyre të punës.