Sulmues të paidentifikuar dhe me maska kanë sulmuar dhe kanë rrahur një gazetare e avokatin e saj në provincën ruse të Çeçenisë, në sulmin që e shpërfaqi modelin e dhunshëm të abuzimit me të drejtat e njeriut në rajon.
Gazetarja e gazetës “Novaya Gazeta”, Elena Milashina, dhe avokati i saj, Alexander Nemov, sapo kishin mbërritur në Çeçeni për të ndjekur gjykimin e Zarema Musayevas, nënë e dy aktivistëve vendas që kanë sfiduar autoritetet çeçene.
Automjeti i tyre u bllokua nga disa makina në afërsi të aeroportit, me ç’rast ata u rrahën nga disa sulmues të maskuar, të cilët ua vunë armët në kokë dhe ua thyen pajisjet.
“Novaya Gazeta” ka njoftuar se Milashina pësoi lëndim në kokë dhe kishte disa gishtërinj të thyer, kurse Nemovi kishte pësuar çarje të thellë në këmbë.
Ata u dërguan në spitalin e qytetit kryesor të Çeçenisë, ku Milashina humbi vazhdimisht vetëdijen, kanë njoftuar nga gazeta në të cilën ajo punon.
Edhe
Sulmet në veri, Prokuroria paralajmëron aktakuza edhe ndaj dy të dyshuarve
Milashina ka ekspozuar prej kohësh shkeljet e të drejtave të njeriut në Çeçeni dhe është përballur me kërcënime, frikësim dhe sulme.
Më 2020, Milashina dhe një avokat që e shoqëronte u rrahën nga dhjetëra persona në korridorin e hotelit të tyre.