17 persona kanë mbetur të vdekur dhe 8 tjerë të lënduar pas një sulmi terrorist në një restorant në qendër të kryeqytetit të Burkina Faso, Ouadadougou.
Tre persona të armatosur kanë shtënë drejt klientëve të cilët ishin ulur jashtë në restorant, shkruan BBC, transmeton Koha.net.
Ministri i vendit Remis Dandjinou ka thënë se forcat e sigurisë kanë vrarë të tre sulmuesit, duke thënë se ky ishte një sulm terrorist.
Një sulm i tillë pranë një restoranti tjetër shumë pranë këtij, ka ndodhur në janar të këtij viti ku mbetën të vdekur 30 persona.
Artikuj të ngjashëm
-
Së paku 20 të vdekur në sulm me armë zjarri në Burkina Faso
-
Në sulmin terrorist në ambasadën e Francës në Burkina Faso, 30 të vdekur
-
Sulmohet ambasada franceze në Burkina Faso
-
9 të vdekur nga një sulm i armatosur në një lokal në Afrikën e Jugut
-
Arrin në 46 numri i të vdekurve nga zjarri në një ndërtesë në Bangladesh