Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sulm në një sinagogë në Jerusalem, shtatë të vdekur

Shtatë persona janë qëlluar për vdekje në një sinagogë në Jerusalemin Lindor, derisa tre të tjerë u plagosën.

Incidenti ndodhi në lagjen Neve Yaakov të qytetit rreth orës 20:15 me orën lokale. Policia e përshkroi sulmuesin si një "terrorist" dhe tha se ai ishte "neutralizuar", raportoi BBC-ja të shtunën.

Mediat lokale e identifikuan atë si një palestinez nga Jeruzalemi Lindor.

Duke folur në vendngjarje, komisioneri i policisë izraelite, Kobi Shabtai e quajti atë "një nga sulmet më të këqija që kemi hasur në vitet e fundit".

Adhuruesit izraelitë ishin mbledhur për lutje në fillim të Shabatit hebre në një sinagogë në vendbanimin hebre dhe po largoheshin kur personi i armatosur hapi zjarr. Policia thotë se më pas oficerët e kanë qëlluar për vdekje.

Edhe Të shtëna në një sinagogë në Jerusalem, tetë të vdekur Botë 3 v. më parë Të shtëna në një sinagogë në Jerusalem, tetë të vdekur

Ekipet e mjekësisë ligjore po hetojnë një veturë të bardhë që duket se drejtohej nga personi i armatosur.

Sulmi u festua nga palestinezët në Bregun Perëndimor dhe në Rripin e Gazës me mitingje dhe shpërndarje ëmbëlsirash.