Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sulm me thikë në Dublin, 5 të lënduar përfshirë tre fëmijë

Një burrë ka sulmuar me thikë pesë persona, përfshirë tre fëmijë në kryeqendrën e Irlandës, Dublin, raporton “BBC”.

Liam Geraghty nga Policia e Irlandës ka thënë se një vajzë pesëvjeçare ka marrë lëndime serioze dhe po trajtohet në emergjencë.

Po ashtu ka treguar se një djalë pesëvjeçar dhe një vajzë gjashtëvjeçare kanë marrë lëndime më pak serioze.

Lëndime të rënda ka marrë edhe një grua në të 30-tat dhe një burrë në të 50-tat.

Ende nuk po dihen rrethanat e sulmit.

Është thënë se një burrë në të 50-tat po duhet se kreu sulmin dhe është duke u kërkuar.