Mediat siriane kanë thënë se një sulm me raketë natën e mbrëmshme ka lënë të vdekur 26 ushtarë pro-qeveritarë në rajonin verior të Sirisë.
Agjencia siriane e lajmeve SANA, ka cituar më 30 prill një burim ushtarak të ketë thënë se pozicionet në provincat Hama dhe Aleppo kanë qenë “subjekt i një agresioni të ri me raketa armiqësore”, transmeton rel.
Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Britani ka thënë se sulmi duket të jetë kryer nga Izraeli, derisa shumica e të vdekurve kanë qenë iranianë.
Qeveria në Teheran ka dërguar mijëra luftëtarë për të mbështetur forcat e presidentit sirian, Bashar al-Assad në luftën civile shtatëvjeçare.
Artikuj të ngjashëm
-
Vritet një familje 6-anëtarëshe në Gazë nga sulmet izraelite
-
Gjashtë persona vriten në sulmin izraelit në Liban, ndërsa SHBA-ja insiston se po funksionon armëpushimi
-
Të paktën pesë të vdekur nga një sulm rus në Ukrainë
-
Hezbollahu lëshon raketat e para në Izrael që nga armëpushimi
-
Raportohen rreth 3,600 të vrarë në Iran nga sulmet SHBA-Izrael, mes tyre qindra civilë dhe fëmijë