Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Stuhia “Alberto” në brigjet e Floridës, evakuohen mijëra persona pas alarmit

Mijëra njerëz janë evakuuar nga brigjet e Floridës, nderkohe qe gjithe vendi eshte ne gatishmeri per stuhine e frikshme subtropikale me emrin Alberto.

Kjo eshte stuhia e parë përpara stinës së uraganit të këtij viti, qe zyrtarisht fillon më 1 qershor. “Do të sjellë shi dhe erë të fortë në 100kmh (65mph) në të gjithë shtetet jugore”, tha Qendra Kombëtare e Uraganit në Shtetet e Bashkuara.

Alberto kishte marrë forcën ndërsa drejtohej në veri përmes Gjirit të Meksikës, duke sjellë me vete paralajmërimin për përmbytje të rrezikshme për jetën, tha qendra e stuhisë me qendër në Miami.