Rajoni i Toskanës në Itali është përfshirë nga stuhi të forta reshjesh shiu që e kanë shoqëruar gjatë gjithë natës.
Si pasojë e reshjeve janë regjistruar përmbytje në zonat e Arezzo dhe Grossetos, transmeton oranews.
Gjendja më kritike paraqitet në Follonica, ku deri tani janë shënuar njëqind kërkesa shpëtimi nga bodrumet e përmbytura dhe makinat e mbyllura në nënkalime.
Problematike situata është dhe në Grosseto, ku rruga Emilia është pushtuar plotësisht nga uji.
Gjatë 24 orëve të fundit, zjarrfikësit në të gjithë Toscanën kanë kryer më shumë se 300 operacione shpëtimi.
Edhe
Italia përfshihet nga shira të rrëmbyeshëm dhe stuhi bore
Në Grosseto është përmbytur një qendër tregtare, duke përfshirë oborrin e daljes, si dhe disa bodrume dhe parkime.
Automjetet amfibë të zjarrfikësve arritën gjithashtu tek një makinë që u bllokua në një metro, por fatmirësisht nuk kishte njerëz brenda.