Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Stuhi në bregdetin kroat, dallgë mbi shtatë metra

Zagreb, 30 tetor - Moti i keq ka përfshirë gjithashtu bregdetin kroat të Dalmacisë, në lindje të Adriatikut, me det të stuhishëm për shkak të erërave të forta dhe me dallgë që arrijnë mbi shtatë metra lartësi, transmeton atsh raportimin e mediave lokale.

Për shkak të vështirësive ekstreme të lundrimit janë pezulluar lidhjet detare nga Spliti me shumë ishuj të Adriatikut duke përfshirë Hvarin, Korçulën dhe Braçin.

Erëra të forta dhe shirok, që arrijnë deri në 150 kilometra në orë, të shoqëruara nga shira të rrëmbyer, kanë provokuar përmbytje të shumta në Kroaci.