Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Studiuesit masin pulsin e Brexitit me një autobus të kuq

Foto: Reuters / ilustrim

Në një autobus ngjyrë të kuqe perandorake, një antropolog italian bën xhiro në Londër për të mbledhur opinionet e banorëve mbi Brexitin, me qëllim që të lërë një dëshmi për brezat e ardhshëm.

Domenico Sergi, 39 vjeç, vërdalliset nëpër qendrat tregtare, klubet dhe rrugët e kryeqytetit në kuadër të një projekti të Muzeut të Londrës, shpjegoi ai gjatë ndalesës së tij të fundit në Hillingdon, një lagje periferike në perëndim të Londrës që kishte votuar masivisht pro Brexitit gjatë referendumit të qershorit 2016, shkruan ATSH.

Takimet që ai zhvillon në lidhje me Brexitit janë në kuadër të një programi katër-vjeçar të financuar nga Këshilli i Arteve dhe që synon të dokumentojë këtë çast historik.

Madje dje, më 29 mars, dita kur pritej të ndodhte Brexiti para se të shtyhej, në Londër manifestuan mijëra britanikë para Parlamentit për të kërkuar një Brexit “tani”, ndërkohë që, mes mureve të pallatit Westminster, deputetët kundërshtuan për të tretën herë Traktatin e prezantuar nga kryeministrja.

Ndërsa në 23 mars, ishin mijëra eurofilë që parakaluan para Parlamentit duke kërkuar një referendum të dytë mbi qëndrimin e vendit të tyre në BE.

Artikuj të ngjashëm