Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Stoltenbergu dënon testimet e raketave të Koresë së Veriut

NATO ka kritikuar Korenë e Veriut për kryerjen e një sërë testimesh raketore gjatë ditëve të fundit, ndërsa i bëri thirrje regjimit verikorean që të angazhohet në diplomaci.

“Unë i dënoj fuqishëm testet e rrezikshme dhe destabilizuese të raketave të Koresë së Veriut”, tha lideri i Aleancës, Jens Stoltenberg në Twitter.

“Testet e raketave shkelin rezolutat e Sigurisë së Kombeve të Bashkuara. NATO qëndron në solidaritet me Japoninë, Korenë e Jugut dhe partnerët e aleancës Zelandën e Re dhe Australinë”.