Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Stoltenberg mirëpret zgjatjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka mirëpritur zgjatjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit.

Stoltenbergu ka folur para gazetarëve përpara një takimi të ministrave të jashtëm në selinë e NATO-s në Bruksel. Gjatë samitit dy-ditor, ministrat do të diskutojnë një sërë çështjesh të sigurisë, duke filluar nga mbështetja e vazhdueshme për Ukrainën, lufta midis Izraelit dhe Hamasit dhe pranimi i Suedisë në NATO.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Izraeli dhe Hamasi ranë dakord të hënën që të zgjasin armëpushimin e tyre për dy ditë të tjera, duke rritur kështu mundësinë e shkëmbimeve të mëtejshme të pengjeve të mbajtura nga militantët në këmbim të palestinezëve të burgosur nga Izraeli.