Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Stacionet televizive në SHBA do të transmetojnë teori konspirative për Faucin

Stacionet televizive përgjatë tërë SHBA-së që janë pronë e Sinclair Television këtë fundjavë do të transmetojnë një intervistë me një teoriste të konspiratave e cila pa bazë thotë se Dr Fauci, i cili është eksperti kryesor i sëmundjeve infektive në SHBA, e ka krijuar vetë koronavirusin.

Dr Judy Mikovits, ish shkencëtare hulumtuese, është prapa videos famëkeqe Plandemic, ku bëhen një sërë deklaratash të jashtëzakonshme dhe të rreme, përfshirë edhe idenë se vaksina e koronavirusit do të vret me miliona njerëz dhe së plazhet duhen hapur sepse zalli dhe deti do të shërojnë Covid-19.

Fauci është drejtori 79 vjeç i Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Infektive të SHBA-së. Ai ka shërbyer gjashtë presidentë por Donald Trump kohëve të fundit tërë kohën është munduar ta heqë nga shfaqjet publike, duke e quajtur “alarmist” dhe vazhdimisht e ka nënçmuar punën e tij, shkruan The Guardian.

Edhe avokati i Mikovitz, Larry Klayman, u shfaq në emisionin America This Week. Sipas Qendrës Ligjore Southern Poverty, të cilët monitorojnë grupet e të djathtës ekstreme në SHBA, Klayman është “një avokat grindavec patologjik i cili do ta qesë në gjyq çdo kënd, nga udhëheqësi suprem i Iranit e deri edhe nënën e tij”.

Në këtë emision i cili u shfaq online para se të transmetohet në TV, Klayman dhe Mikovits thanë se po planifikojnë të qesin Faucin në gjyq sepse, sipas Mitkovits, në dekadën e fundit doktori ka “prodhuar” dhe dërguar koronavirusët në Wuhan, Kinë, ku edhe nisi pandemia.

Edhe Trumpi fyen imunologun kryesor në SHBA: “Fauci është katastrofë” Botë Trumpi fyen imunologun kryesor në SHBA: “Fauci është katastrofë”

Duke folur për The Guardian në muajin maj, Eirc Oliver, shkencëtar politik në Universitetin e Chicagos, tha se teoritë e konspiracionit që kanë të bëjnë me shëndet in ishin ato që po qarkullojnë më së tepërmi dhe u besohet më së shumti, transmeton KOHA.

Lidhjet e kompanisë mediatike Sinclair me administratën e Trumpit janë qortuar që një kohë të gjatë, dhe kreu i kësaj kompanie David D Smith ka thënë se në vitin 2016 i kishte thënë Trumpit: “Jemi këtu për të shpërndarë mesazhin tënd”.