Gati dy të tretat e kantonit zviceran të St. Gallenit votuan për "ndalimin e burkës" në vende publike.
Ky është kantoni i dytë që votoi për ndalimin e burkës pasi vendimi u miratua nga qytetarët e Ticinës fqinje tre vjet më parë, transmeton KosovaPress.
Qeveria rajonale, e cila kishte kundërshtuar këtë masë, tani do të duhet të aplikojë rezultatin e votimeve ku dolën 36 për qind e votuesve, sipas Reuters.
Për çështjen e veshjes së një burke, qytetarët do të deklarohen vitin e ardhshëm në nivel kombëtar.
Bartja e burkës në vende publike tashmë është ndaluar në Francë dhe Danimarkë.
Artikuj të ngjashëm
-
Parlamenti austriak miraton ndalimin e bartjes së shamisë në shkolla
-
Shtetet evropiane kundër burkës në publik: “T’i ndalojmë sa e kemi ende të mundur”
-
Franca kufizon konsumimin e alkoolit për shkak të valës së madhe të të nxehtit
-
Zviceranët i thonë “jo” kufizimit të popullsisë, sipas rezultateve të para të votimit
-
Zvicra voton sot në referendumin për kufizimin e popullsisë në 10 milionë