Turqia, sot më 24 qershor, do të votojë në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, të cilat mund ta mbajnë presidentin Recep Tayyip Erdogan në pushtet edhe për pesë vjet të tjerë.
Analistët presin që Erdogani t’i fitojë presidencialet, por ndoshta jo pa balotazh.
Sipas sondazheve 45 deri 55 për qind e të pyeturve kanë thënë se duan t' ia japin votën mbajtësit aktual të pushtetit, Recep Tayyip Erdogan.