Në emisionin e sotëm ‘Rreth Botës’ do të flasim për zgjedhjet parlamentare në Austri, respektivisht për partinë djathtiste Partia e Lirisë e cila mund të bëhet pjesë e koalicionit të ri.
Kriza politike në Spanjë vazhdon, derisa qeveria qendrore vendosi që të suspendojë autonominë e rajonit.
Ndërkohë sjellim edhe reagimet e grave si pjesë e fushatës së quajtur ‘me too’ të cilat janë duke folur për përvojat e tyre me ngacmime seksuale dhe gjithçka filloi pas zbulimeve se producenti hollivudian Harvey Weinstein me vite të tëra abuzoi gra.
Në ‘Life’ vjen një copëz e fushatës së ish-mbrojtësit të AC Milan, Kakha Kaladze i cili po garon për prefekt të Tbilisit. ‘Rreth Botës’ transmetohet nga ora 17.30.
-
Sot në “Rreth Botës” për skandalin me ngacmime seksuale në parlamentin britanik
-
Sot në Rreth Botës për krizën në Spanjë
-
Sot në “Rreth Botës” për tërmetin në Meksikë dhe zgjedhjet në Gjermani
-
“Rreth Botës” sot për zgjedhjet në Gjermani e për “Planin e Lepurit”
-
Sot në Rreth Botës për zgjedhjet në Holandë