Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sot 22 vjet nga masakra serbe në Srebrenicë

Sot shënohet 22-vjetori i masakrës më të madhe të luftërave që shpërbënë Jugosllavinë, krimi i gjenocidit në Srebrenicë.

Më 11 korrik të vitit 1995 në Srebrenicë (Bosnjë e Hercegovinë) hynë forcat e Ushtrisë së Republikës Serbe, ku vranë rreth tetë mijë boshnjakë, bura dhe të rinj, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në Srebrenicë u krye krim gjenocid, transmeton Koha.net raportimet që i kushtohen kësaj dite.

Në zhvillimin që rikujton këtë tmerr nuk do të marrë pjesë asnjë zyrtarë nga Serbia. Vetë boshnjakët kanë thënë se zyrtarët serbë janë të padëshiruar, meqë konsiderohen shkaktarë dhe bashkëpjesëmarrës në këtë maskër. Dy vjet më parë aty qe sulmuar atëherë kryeministri e tash presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Por, para viktimave boshnjakë në Srebrenicë do të përkulet lideri i LDP-së, Çedomir Jovanoviq.

Sipas aktakuzës së Tribumnalit të Hagës, ushtarët serbë nën komandën e gjeneralit Ratko Mlladiq nga 11 deri më 19 korrik në mënyrë të organizuar dhe sistematike vranë rreth tetë mijë meshkuj e djem myslimanë, ndërsa rreth 30 mijë gra u depërtuan brenda dy ditësh.

Për masakrën e Srebrenicës më 1995, transmeton Koha.net, janë akuzuar liderët serbë të Bosnjës, Radovan Karaxhiq dhe gjenerali Ratko Mlladiq. Ndërsa Karaxhiq u kap pas fshehjes 13 vjeçare, Mlladiq u arrestua pas 16 vjetësh. Karaxhiq u dënua nga Tribunali i Hagës me 40 vjet burgim, ndërsa procesi ndaj Mlladiqit ende vazhdon dhe pritet të përfundojë në nëntor të sivjetshëm.

Gjenerali Zdravko Tolimir është dënuar më burgim të përjetshëm, ndërsa Tribunali i Hagës ka liruar ish-shefin e Shtatmadhorisë së Ushtrisë Jugosllave, Momçillo Perishiqin, që për masakrën e Srebrenicës ishte dënuar më 27 vjet burgim. Po ashtu janë liruar nga aktakuza edhe Jovica Stanishiq dhe Franko Simatoviq.

Për gjenocidin në Srebrenicë janë dënuar me burgim të përjetshëm edhe oficerët e ushtrisë serbe Vujadin Popoviq dhe Lubisha Beara, ndërsa pesë oficerë të tjerë: DCrago Nikoliq 35 vjet burgim, Lubomir Borovçanin 17, Vinko Panduroviq 13, Radivoje Miletiq 19 dhe Millan Gvero 5 vjet burgim, transmeton Koha.net. Me pesë vjet burgim është dënuar edhe Drazhen Erdemoviq, pastaj Radisllav Krstiq me 46 vjet burgim (më vonë i është ulur dënimi në 35 vjet); Tribunali i Hagës ka dënuar për gjenocidin në Srebrenicë edhe oficerët Momir Nikoliqin 27 vjet burgim, Vidoje Bllagojeviqin 18, Dragan Obrenoviqin 17 dhe Dragan Jokiqin 9 v jet burgim.

Deri tash janë identifikuar 6.241 viktima, trupat e të cilëve janë gjetur në 150 lokalitete, nga këto 74 varreza masive.