Luftimet në zonën e Nagorno-Karabahkut tash e një javë kanë mbaruar. Forcat azere dhe armene, të përfshira në këtë konflikt, u pajtuan me ndërmjetësim të Rusisë që të shtrijnë dorën e pajtimit dhe t’i kthejnë civilët në trevat e tyre.
Mirëpo, konflikti ka lënë shenja të mëdha. Dhjetëra civilë nga të dyja palët janë vrarë dhe një pjesë e madhe ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Në filmimet e BBC-së shihen civilë teksa marrin trajtimin mjekësor. Dhimbjet dhe rënkimet janë të rënda dhe prekëse.
“S’mund të fle natën sepse dhimbjet e mëdha më zgjojnë. Nuk marr dot frymë, s’mund të flas më tepër”, ka thënë një nga civilët teksa qëndron i shtrirë, transmeton KOHA.
Pos kësaj, armenët etnikë me kthimin në trevat e tyre, kanë gjetur pothuajse çdo gjë të shkatërruar. Shtëpitë, dyqanet dhe kafenetë janë të demoluara.
-
Nagorno-Karabakhu njofton se që nga fillimi i luftimeve i ka humbur 604 ushtarë
-
Vazhdon të rritet numri i viktimave në luftimet në Nagorno-Karabakh
-
Situatë e tensionuar në rajonin e Nagorno Karabakut
-
Thellohet bilanci i viktimave në konfliktin Azerbajxhan-Armeni
-
Konflikti azero-armen mund të përfshijë Rusinë e Turqinë