Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sllovakia ngrit aktakuzën e parë për vrasjen e gazetarit hulumtues

Foto: BBC

Sllovakia ka ngritur aktakuzë ndaj një personi, duke e akuzuar se e ka dhënë urdhrin për vrasjen e gazetarit hulumtues, Jan Kuciak dhe të fejuarës së tij, gjatë vitit të kaluar, kanë bërë të ditur prokurorët të enjten, në një rast që kishte nxitur protesta masive dhe kishte rezultuar me dorëheqjen e kryeministrit të atij shteti.

Prokurorët specialë e kanë emëruar të dyshimtin vetëm si Marian K., gjatë një konference televizive shtypi, që ka shënuar një hap të madh përpara në rastin që tronditi këtë shtet, raporton Reuters, transmeton Koha.net.

Policia kishte arrestuar katër persona tjerë në shtator, përfshirë një grua të identifikuar me inicialet A.Z., që po ashtu është akuzuar për vrasjen e gazetarit.