Mbrëmjen e së dielës në një “ndërhyrje dramatike”, zhytësit nxorën në afërsi të Palermos, në Casteldaçia, nëntë kufoma nga një shtëpi e përmbytur në ishull.
Kështu bëri të ditur qendra e zjarrfikësve. Niveli i lumit u rrit me shpejtësi pas shirave të rrëmbyer, siç kanë njoftuar mediat italiane. Ndër viktimat ishin edhe dy fëmijë dhe një 15 vjeçare. “Një tragjedi e tmerrshme ka ndodhur”, tha kryetari i bashkisë së Casteldaçias, Giovvani di Giancinto, për agjencinë italiane të lajmeve, ANSA.
Ndërsa në provincën Agrigent humbën jetën dy italianë që jetonin në Gjermani. Edhe një person tjetër u nxor i vdekur nga makina e tij, bënë të ditur forcat e shpëtimit.
E gjithë Italia vuan, u shpreh kreu i emergjencës civile italiane, Angelo Borrelo. Por situata më dramatike është në Venecia. „Shohim skena apokaliptike”, tha Borelli.
Era me shpejtësi 180 km në orë ka shkretuar pyjet, edhe rrugët janë bllokuar për shkak të rrëshqitjes së dherave. Në shumë rajone mungon drita dhe uji. Të dielën ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini viziton rajonin e Venecias.