Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sir David Attenborough: Kam brohoritur kur fitoi Bideni

Historiani natyralist, Sir David Attenborough, ka treguar emocionet që ka përjetuar kur ka dëgjuar se Joe Bideni, është zgjedhur president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Për BBC, ka treguar se kur mori lajmin për Bidenin, madje edhe ka brohoritur.

“E bëra këtë! U ngrita në këmbë, ngrita duart në ajër dhe brohorita”, demonstroi Sir Attenborough momentin.

“Nuk më kujtohet ndonjëherë që jam ngritur nga vendi dhe kam brohoritur, nuk e kam bërë kurrë më parë”, është shprehur historiani e prezantuesi anglez.

Sir Attenborough është shprehur i lumtur edhe për premtimin e Bidenit se do t’i bashkohet marrëveshjes për klimën në Paris.