Organizata Botërore e Shëndetësisë ka kërkuar nga shtetet të jenë të matura me lehtësimet për të tejkaluar koronavirusin, ka bërë të ditur drejtori i përgjithshëm Tedros Adhanom Ghebreyesus të hënën, duke thënë se hapja e pa kontroll mbi virusin do të ishte “rrugë për shkatërrim”.
Tedros ka thënë se e kupton që shumë njerëz janë lodhur nga masat dhe dëshirojnë t’i kthehen normalitetit pas tetë muajsh përballje me virusin.
“Ne duam që t’i shohim fëmijët që kthehen në shkolla dhe njerëzit në vendet e punës, por duam që ta shohim këtë teksa bëhet në mënyrë të sigurt”, ka thënë Tedros në një konferencë për media. “Asnjë shtet s’mund të pretendojë se pandemia ka përfunduar. Realiteti është se virusi shpërndahet shpejt. Hapja e pa kontroll është rrugë për shkatërrim”.
-
OBSH-ja paralajmëron izolime të reja nëse lehtësimi nuk menaxhohet me kujdes
-
OBSH-ja parasheh se “pandemia ka ende rrugë për të bërë”
-
OBSH: COVID-19 pandemia e parë në histori që do të mund të kontrollohet
-
OBSH: Nuk kemi hequr dorë nga zbulimi i origjinës së COVID-19
-
OBSH: Covid-19 ende një emergjencë globale, i nevojshëm menaxhimi i kujdesshëm