Bashkimi Europian gjendet në një moment delikat. Të paktën kjo rezulton nga një sondazh i kryer nga Këshilli Europian për Marrëdhënien me Jashtë (ECFR). Studimi zbulon ankth dhe shqetësim në kontinent.
Mes gjërave të tjera, një e treta e personave të intervistuar i frikësohet shpërthimit të një konflikti mes vendeve anëtare të Bashkimit Europian, që konsiderohet si diçka “e mundshme”.
Studimi i bazuar në 60 mijë intervista, i ndan 14 shtetet anëtare të marra në studim, në 3 grupe të mëdha. Vendet në të cilat stresi është dominues janë Italia, Greqia dhe Hungaria. Të prekur nga frika janë edhe Franca, Sllovakia e Republika Çeke.
Te të tjerat (për momentin) ka optimizëm: jo vetëm në Gjermani apo në Holandë por edhe në Spanjë. Thënë kjo, një pjesë e rëndësishme e europianëve pranon se Bashkimi Europian mund të shpërbëhet në 10-20 vitet e ardhshme.
Frika kryesore në rastin e shpërbërjes së Bashkimit Europian është humbja e forcës që mund të balanconte në nivel ndërkombëtar presionet amerikane ose kineze/Dita.
-
Shumica e evropianëve mendojnë se BE-ja do të shpërbëhet brenda 20 vitesh
- BE-ja po shndërrohet në klub debati
-
Gati gjysma e evropianëve e shohin Trumpin si armik të Evropës, thotë hulumtimi
-
Sondazhi: Shumë njerëz në SHBA e Evropë druajnë se do të ketë luftë botërore për 5-10 vjet
-
Ideja e mbështetjes së Ukrainës “deri në fitore” bie në mesin e evropianëve, thotë sondazhi