Nëse jeni mysliman në Malajzi dhe nuk agjëroni, bëni kujdes.
Në rrethin Segamat të këtij shteti, 32 policë vishen si kuzhinierë e kamerierë për t’i zënë myslimanët që hanë ushqime gjatë muajit të shenjtë Ramazan.
Nëpunësi i maskuar mund t’ua ofrojë racionin ushqimor dhe fotografinë tënde ta dërgojë në sektorin lokal për çështje fetare, transmeton Koha.net.
Mjeshtrit më të mirë për përgatitje të çajit e të pastave janë zgjedhur nga radhët e nëpunësve të sektorit për çështje fetare për kryerjen e detyrave që do t’i bëjnë në 185 objekte ku do të përgatitet ushqimi.
Edhe një kusht për punë ka qenë ngjyra e lëkurës sepse shumë punëtor në restorante janë migrantë.
“Në veçanti kemi zgjedhur policët që janë të zotët për punë sekrete”, ka thënë kryetari i Këshillit Komunal të Segamatit, Mohammed Masni Vakiman, njoftojnë medie ndërkombëtare.
Edhe
140 goditje me kamxhik për çiftin indonezian për marrëdhënie jashtëmartesore e konsum alkooli
“Duket më bindëse kur flitet me gjuhën indoneziane ose pakistaneze, ashtu që klientët do të besojnë që vërtetë janë të punësuar për të përgatitur ushqime e për të shërbyer dhe ata porosisin pa dilema e menjëherë”.
Nëse këta policë i zënë myslimanët që nuk agjërojnë, shkelësit do të dënohen me gjobë 329 dollarë ose me 6 muaj burg dhe shpesh, ekziston mundësia, që të dënohen më të dyja.
Grupi për të drejtat e njeriut që përpiqet për mbrojtjen e të drejtave të femrave myslimane në Malajzi “Motrat e Islamit” e ka gjykuar këtë iniciativë nëpër restorante dhe e ka quajtur atë “akt të turpshëm spiunimi”.