Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Si po mobilizohen rusët në qytetin më të ftohtë në botë [VIDEO]

Forcat ushtarake ruse kanë nisur mobilizim të trupave edhe në rajonin më të ftohtë në botë. Yakuta njihet si vendi me temperaturat më të ulëta.

Mediumi bjellorus “Nexta” publikoi të hënën pamje të ushtarëve rusë nga kjo zonë që po qëndronin në një tendë, duke u përgatitur për të shërbyer në fronte ndaj ushtrisë ukrainase.

Në pamje shihet se tenda është shumë e hollë, ndërsa erëra e forta nga jashtë po “i ngrinë” ushtarët.

Aktualisht, temperatura në Yakuta është minus 29 gradë celsius. Temperatura më e ulët e regjistruar deri më tani në këtë vend është minus 60 gradë celsius.

Rusia tash e sa javë ka nisur mobilizimin e pjesshëm ushtarak.