“Rusia u detyrua të hynte në luftë”, “Në Ukrainë ishte kryer spastrim etnik” dhe gjithsesi “Perëndimi kishte nisur luftën në Ukrainë”. Pas këtyre lajmeve qëndron hiç më pak se presidenti serb Aleksandar Vuçiq, i cili e ka vënë kryesisht peizazhin mediatik në Serbi nën kontrollin e tij.
Sipas organizatës joqeveritare serbe CRTA, shumë nga mediat serbe financohen në një masë të madhe nga të ardhurat perëndimore përmes reklamave të kompanive të huaja.
Nga vlerësimi i reklamave në televizionet kombëtare dhe gazetat ditore vitin e kaluar, dilet në përfundim se rreth 63 për qind e tyre kanë ardhur nga kompanitë që gjenden në Bashkimin Evropian, SHBA dhe Zvicër.
“Pa paratë e kompanive perëndimore, makina propagandistike serbe nuk do të ishte e mundur”, ka thënë Rasa Nedeljkov, drejtor i programit në CRTA.
Pothuajse 10% e reklamave financohen nga kompanitë gjermane
Edhe
Serbia ndër vendet me më së shumti dezinformata ruse, tregon një hulumtim
Kompanitë gjermane janë gjithashtu të përfshira në masë të madhe dhe, sipas Nedeljkovit, janë ndër “akterët më të rëndësishëm në tregun serb të reklamave”. Ato përbëjnë pothuajse 10 për qind të reklamave. Për krahasim: sipas CRTA, kompanitë serbe private dhe shtetërore përbëjnë së bashku 36 për qind, ruse vetëm 0.1 për qind.
Më shumë se 10 kompani gjermane financuan reklama me vlerë më shumë se 1 milion euro në mediat serbe vitin e kaluar. LIDL ka shpenzuar më së shumti para, duke vendosur reklama në vlerë prej 54 milionë eurosh. Më pas vjen Beiersdorf me 10.3 milionë euro, Glovo – që i përket Delivery Hero – me pesë milionë euro dhe Berlin Chemie AG me 3.7 milionë euro. Gjithashtu dm, Dr. Theiss, Bayer dhe METRO secila vendosën reklama me vlerë më shumë se një milion euro. Reklamat u vendosën secila në media të ndryshme.
“Sipas analizave tona, më shumë se gjysma e shpenzime të LDL-it shkuan për kanalet televizive TV-Pink dhe TV Happy, të cilat janë të njohura për propagandën e tyre proruse të luftës dhe raportimet e tyre joprofesionale dhe joetike”, ka thënë Nedeljkov. Sipas Nielsen Television Audience Measurement, TV Pink është kanali televiziv komercial mi ndjekur në Serbi. Sipas vlerësimit të KRRT-së, të gjitha kompanitë e tjera gjermane kanë vendosur reklama edhe në TV Pink.
Imazhi i keq i BE-së
TV Pink, krahas TV Happy, konsiderohet si një nga mediat më ekstreme në Serbi. Në këtë televizion, në lidhje me luftën në Ukrainë, janë kryesisht narrativat ruse ato që po shpërndahen. Për shembull, pranohet dezinformimi rus për gjoja “denazifikimin” ose krimet e luftës që pretendohet se janë kryer nga ushtarët rusë në Buça, paraqiten si manipulim. Për më tepër, NATO-ja fajësohet për luftën.
Përveç kësaj, media jep një imazh të keq për BE-në. Ndër të tjera, pretendohet se në BE nuk ka liri të shprehjes. Një tjetër postim thoshte se i vetmi “zë i arsyes” në Bashkimin Evropian ishte kryeministri hungarez Viktor Orban. Shtetet e Bashkuara gjithashtu denigrohen rregullisht. Pas tërmeteve shkatërruese në Turqi dhe Siri, nga kjo media u fajësua SHBA-ja për shkaktimin e katastrofës.
Media të tjera në Serbi po përhapin gjithashtu pikëpamje të ngjashme si kanalet TV Prva dhe B92 TV, ose gazetat “Informer” dhe “Veçernje Novosti”. Edhe këtu disa kompani gjermane kanë vendosur reklama me vlerë mbi 1 milion euro. “Të gjitha mediat me shtrirje të lartë, qofshin ato TV, portale apo gazeta të shkruara janë në një linjë”, ka thënë Thomas Brey, menaxher prej kohësh i zyrës rajonale të zyrave të Agjencisë së lajmeve DPA në Evropën Juglindore.
Deputeti i FDP-së apelon për “vlerat evropiane”
Thomas Hacker, anëtar i Bundestagut për FDP, u ka bërë thirrje kompanive gjermane që të analizojnë më mirë se ku reklamojnë.
“Ju duhet të pyesni veten: Çfarë lloj propagande jam duke financuar me paratë e mia. Kompanitë gjermane duhet të sigurohen që të financojnë reklama në media që mishërojnë vlerat evropiane”.
Anëtari i të Gjelbërve të Bundestagut, Boris Mijatoviq, e konsideron sjelljen e kompanive gjermane “të dyshimtë”, veçanërisht në funksion të agresionit rus në Ukrainë.
“Nuk është në interes të politikës evropiane perëndimore të mbështesë narrativat ruse me më shumë se 20 milionë euro”.
Interesat ekonomike në plan të parë?
Nedeljkov ka dyshimet e tij për injorancën e kompanive.
Edhe Asgjë nuk është e vërtetë dhe gjithçka është e mundur“Këto kompani kanë zyrat dhe punonjësit e tyre lokalë, agjencitë lokale të reklamave dhe për një kohë të gjatë ‘reputacioni profesional’ i këtyre mediave ka qenë i dukshëm për ata që jetojnë në Serbi dhe bëjnë biznes, apo edhe për disa që kalojnë kohë në Serbi”, ka thënë ai.
Aleksandra Tomaniq, drejtoreshë menaxhuese e Fondit Evropian për Ballkanin, sheh gjithashtu kompanitë gjermane si përgjegjëse. Sidomos në kontekstin e vitit të kaluar dhe me synimin se sa sakrifica ka bërë ekonomia gjermane, politika gjermane dhe popullsia në Gjermani për t’u pozicionuar qartë moralisht, kjo nuk është aspak e mundur. Nëse kompanitë do të reklamonin në transmetuesit rusë RT ose Sputnik, për shembull, do të kishte zemërim më të madh. Megjithatë, mediat serbe janë të paktën po aq të këqija dhe legjitimohen e financohen nga reklamat e kompanive perëndimore.
“Fitimet e korporatave nuk mund të jenë një justifikim për gjithçka”, ka thënë Tomaniq. “Ekziston gjithashtu një përgjegjësi morale dhe sociale. Dhe nuk mund të flitet për një ekonomi të tregut të lirë në Serbi nëse shikoni kushtet kornizë dhe ndikimin politik. Fatkeqësisht, Serbia thjesht nuk është më një demokraci për momentin”.
Kompanitë mohojnë përgjegjësinë
“Fitimet e korporatave nuk mund të jenë një justifikim për gjithçka”, thotë Tomanic. "Ekziston gjithashtu një përgjegjësi morale dhe sociale. Dhe nuk mund të flitet për një ekonomi të tregut të lirë në Serbi nëse shikoni kushtet kornizë dhe ndikimin politik. Fatkeqësisht, Serbia thjesht nuk është më një demokraci për momentin."
Të pyetur nga faktmbledhësi i ARD-së, ata nuk kanë dashur të tregonin se sa para kanë shpenzuar kompanitë vitin e kaluar për reklama në mediat serbe. Një zëdhënës i “LIDL” në Serbi tha se vendimi se ku të vendosen reklamat merret “bazuar në metrikat e shtrirjes së marketingut në mënyrë që të arrijmë më së miri te klientët tanë dhe madje te të cilët janë potencialë”.
Një zëdhënës i “METRO Serbia” tha se kompania punon me një sërë mediash si pjesë e aktiviteteve të saj promovuese në mënyrë që të arrijë grupet e saj të synuara në mënyrë sa më efektive. Por ndiqen vetëm qëllimet komerciale dhe ne kurrë nuk përfshihemi në çështje politike.
Me kërkesë të faktmbledhësit të ARD-së, “DM Serbia” ka shkruar se kompania po punon me TV Pink sepse ky kanal është “stacioni me mbulimin më të gjerë në Serbi”. Një zëdhënës i “Beiersdorf” tha se kompania në përgjithësi reklamon në kanalet “të cilat ne arrijmë shtrirjen më të madhe dhe arrijmë konsumatorët tanë në mënyrë efikase”. Në Serbi kjo përfshin edhe kanalin TV Pink. Bayer njoftoi se do të hetojë këtë çështje. Kompanitë “Dr.Theiss” dhe “Berlin Chemie AG” nuk e komentuan këtë.
“Një skandal për të cilin nuk flitet sa duhet”
Përveç kompanive, ekspertët shohin veçanërisht BE-në si fajtore, sepse mbyllin sytë para faktit se presidenti Vuçiq i ka vënë mediat pothuajse tërësisht nën kontrollin e tij.
“Shumë nga mediat serbe janë zëdhënëse të Vuçiqit”, ka thënë Brey. “Nuk diskutohet për opozitën”. Kjo përkon me një analizë tjetër të KRRT-së, sipas së cilës vetëm në vitin 2022 në TV Pink kishte 258 transmetime të drejtpërdrejta të fjalimeve të Vuçiqit, tri të katërtat e kohës së lajmeve i rezervoheshin Vuçiqit.
Tomaniq e sheh gjithashtu mosveprimin e BE-së si problemin më të madh.
“Dihet mirë se demokracia dhe liria e mediave janë gërryer në Serbi. Ky është një skandal për të cilin nuk flitet sa duhet në BE dhe aq më pak veprohet”.
Edhe
Mediat në Serbi me më së shumti dezinformata për luftën në Ukrainë
Sipas Ministrisë serbe për Integrim Evropian, 43 për qind e serbëve kanë mbështetur anëtarësimin e mundshëm në BE në dhjetor të vitit 2022, më pak se në qershor të vitit 2016. Kjo edhe me gjithë faktorin se BE-ja është një partner i rëndësishëm tregtar dhe donator i madh për Serbinë. Në nëntor të vitit 2009, 73 për qind e të pyeturve ishin ende në favor të anëtarësimit në BE.
Me synimin e negociatave për një marrëveshje në konfliktin e Kosovës, BE-ja heziton të kritikojë qartë Vuçiqin, thonë ekspertët. Mangësitë janë të dukshme, thotë Brey. “Gjyqësia është sjellë në linjë, nuk ka një institucion të vetëm shtetëror të pavarur. Mediat janë të centralizuara dhe të censuruara, ekonomia dominohet nga shteti dhe nga oligarkët privatë të afërt me shtetin”.