Botë

Si po e përdor Rusia sarkazmin si armë kundër Ukrainës

Në një postim në Facebook, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova, u kërkoi “mediave masive të dezinformimit” në Perëndim “ta zbulojnë orarin e ‘pushtimeve’ tona për vitin e ardhshëm. Do të doja t’i planifikoja pushimet e mia”

“Luftërat në Evropë rrallëherë fillojnë të mërkurën”.

Kjo është mënyra se si një diplomat i lartë rus hodhi poshtë spekulimet në Perëndim se Rusia mund ta pushtonte Ukrainën fqinje të mërkurën e 16 shkurtit.

Ndërsa SHBA-ja dhe anëtarët e tjerë të NATO-s paralajmërojnë për potencialin për një luftë shkatërruese, Rusia nuk po kundërshton me bomba apo degë ulliri - por me sarkazëm.

Mjet poshtërues

Është një mjet që zyrtarët në Moskë e kanë përdorur prej kohësh për të nënçmuar rivalët e tyre dhe për të larguar vëmendjen nga veprimet që shihen si kërcënuese për Perëndimin ose fqinjët e Rusisë. Këto mjete përputhen me agjendën e brendshme të Kremlinit, duke e bërë Rusinë dhe presidentin e saj të plotfuqishëm, të duken më gjakftohtë dhe më të zgjuar se vendet në Perëndimin demokratik në panik.

Ndërsa shqetësimet u rritën se e mërkura mund të jetë dita kur presidenti Vladimir Putin fillon një pushtim të Ukrainës, zyrtarët rusë i tallnin ata.

Në një postim në Facebook, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova, u kërkoi “mediave masive të dezinformimit” në Perëndim “të zbulojnë orarin e ‘pushtimeve’ tona për vitin e ardhshëm. Do të doja të planifikoja pushimet e mia”.

“Për keqardhjen e shumë mediave perëndimore, lufta nuk filloi përsëri”, tha Zakharova në një konferencë të mërkurën. “Në faqet e tyre kanë shpërthyer luftimet, por nuk kanë asnjë lidhje me realitetin”.

Ndërkohë, ukrainasit kanë jetuar mes shenjave të një pushtimi të mundshëm për disa javë, me rreth 150.000 trupa ruse që rrethojnë pjesën më të madhe të vendit të tyre për stërvitje ushtarake. Rusia tha këtë javë se kishte filluar të tërhiqte disa trupa, por zyrtarët ushtarakë perëndimorë thonë se nuk ka prova për një tërheqje serioze.

“Luftërat në Evropë rrallë fillojnë të mërkurën”

Ambasadori i Rusisë në Bashkimin Evropian, Vladimir Chizhov, akuzoi perëndimorët për “shpifje” për pretendimin se një pushtim po ndodhte. Ai këmbënguli në një intervistë për të përditshmen gjermane “Welt” se “nuk do të ketë sulm këtë të mërkurë”.

Pastaj Chizhov shtoi: “Luftërat në Evropë rrallë fillojnë të mërkurën”.

Deklarata dukej më e çuditshme, sesa historikisht domethënëse. Lufta e Parë Botërore filloi të martën dhe Lufta e Dytë Botërore filloi në Evropë të premten, por historia e luftës në Evropë gjatë shekujve përfshin konflikte që nisën gjatë gjithë javës.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, gjithashtu e mori sarkazëm frikën në rritje të Perëndimit. I pyetur të mërkurën nëse administrata presidenciale e Rusisë funksionoi ndryshe gjatë natës, ai u tha gazetarëve se të gjithë flinin të qetë dhe rifilluan punën në mëngjes si zakonisht.

“Histeria perëndimore është ende larg kulmit të saj”, tha Peskov. “Duhet të kemi durim, pasi falja nuk do të vijë shpejt”.

Mjeshtri i hileve

Mjeshtri i grackës diplomatike ruse është ministri i Jashtëm, Sergej Lavrov. Ai është i njohur në mbarë botën për të qeshurat e tij – mbi 18 vjet si kryediplomati i Kremlinit.

Të mërkurën, Lavrov u tall me Perëndimin duke thënë se fatkeqësisht “i mungon edukimi bazë” për përpjekjen për të diktuar ose parashikuar planet e Rusisë.

Nën sarkazmin, Rusia ka sinjalizuar që në fillim krizën aktuale të Ukrainës: së pari duke lëvizur trupat drejt Ukrainës, pastaj duke mbajtur periodikisht mundësinë e një zgjidhjeje diplomatike, duke mbajtur zyrtarët e huaj dhe tregjet globale në avantazh të vazhdueshëm.

Ndërsa, Putini ofroi më shumë bisedime këtë javë, synimet e tij në Ukrainë mbeten të paqarta. Inteligjenca perëndimore sugjeron se një pushtim i një lloji mund të ndodhë ende – të mërkurën e ardhshme ose çdo ditë të javës.