Botë

Si i fitoi familja e Joe Bidenit 3.1 milionë dollarë, sipas Forbesit

Gjatë tetë viteve që Joe Biden shërbeu si zv/president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ai dhe e shoqja Jill fituan rreth 3.1 milionë dollarë.

Këtë e thotë Forbes pas një analize të bërë deklaratave të tyre tatimore.

Gjysma e këtyre parave, vinte nga paga e Bidenit si numri dy i administratës amerikes. Ai fitonte 225,000 dollarë çdo vit.

Gruaja e tij Jill bëri mesatarisht 83,000 dollarë në vit si profesoreshë e anglishtes në Kolegjin e Komunitetit të Virxhinias Veriore, në Northern Virginia Community College. Cifti siguroi gjithashtu rreth 260,000 dollarë nga pensionet gjatë tetë viteve.

240,000 të tjerë i mblodhën prej përfitimeve të sigurimeve shoqërore, që arrijnë në rreth 30,000 dollarë në vit.

Përpara se të hynte në Shtëpinë e Bardhë, Biden merrte vetëm 6.500 dollarë prej përfitime të tilla.

Përllogaritjet e Forbes-it, zgjaten edhe me të tjera detaje, përfshirë këtu të ardhurat nga një vilë e dhënë me qira në Wilmington, Delaware.

Këto janë fitimet gjatë kohës në pushtet, por New York Times pretendonte në një artikull të muajit korrik se që prej largimit nga administrata Obama, Biden ka mbledhur mbi 15 milionë dollarë, shumica përmes marrëveshjeve për libra!

Përgjatë pjesës më të madhe të karrierës së tij politike, ish zëvendës kreu I shtetit amerikan kishte përqafuar imazhin e “Joe-it nga shtresa e mesme”. Epo, shtresë e mesme, tani me siguri nuk mund të quhet më, thotë shtypi vendas!!!