Mediat ruse raportojnë se zjarri në Sallën e Koncerteve Crocus të Moskës është shuar të shtunën në mbrëmje, duke cituar ministrinë e situatave të jashtëzakonshme të Rusisë.
Një zjarr i madh përfshiu pjesën e brendshme dhe të jashtme të kompleksit për të cilin hetuesit kanë thënë se u ndez nga sulmuesit duke përdorur një lëng të ndezshëm, raportoi BBC.
Në dy katet e fundit të ndërtesës shtatëkatëshe kanë shpërthyer edhe dritaret.
Helikopterët u sollën për të hedhur rreth 160 tonë ujë për të shuar zjarrin.
Artikuj të ngjashëm
-
Fillon gjyqi ndaj të dyshuarve për sulmin në Moskë që ka lënë 149 të vdekur
-
Shpërthim i fuqishëm në Moskë
-
Rusia pretendon se ka prova që sulmuesit e Moskës ishin financuar nga Ukraina
-
Rusia arreston edhe një të dyshuar, akuzon Ukrainën për financim të sulmuesve
-
Raportohen mbi 100 të zhdukur, frikë për rritje të viktimave nga sulmi në Moskë