Bisedimet e paqes për Sirinë, nën drejtimin e Rusisë, Iranit dhe Turqisë, parashikuar për më 12-13 qershor në Astana, u shtynë në një datë të pacaktuar, njoftoi sot diplomacia kazake.
“Sipas informacioneve të dhëna nga vendet garante të procesit të paqes në Astana, përfaqësuesit e Rusisë, Turqisë dhe Iranit do të vazhdojnë në ditët dhe javët e ardhshme takimet e punës në kryeqytetet respektive, në nivel ekspertësh”, theksoi zëdhënësi i Ministrisë kazake të Punëve të Jashtme, Anouar Jainakov, cituar nga agjencia e lajmeve “Ria Novosti”.
Këto takime parashikojnë veçanërisht harmonizimin e çështjeve lidhur me krijimin e zonave pa luftime në Siri dhe riforcimin e armëpushimit, sipas të njëjtit burim.
Kjo seancë bisedimesh u njoftua në fillim të qershorit nga një zëvendësministër rus i Punëve të Jashtme.
-
Nis raundi i ri i bisedimeve të paqes për Sirinë
-
Në Astana të Kazakistanit kanë nisur bisedimet për Sirinë
-
Të mërkurën mbahet raundi tjetër i bisedimeve mes Rusisë dhe Ukrainës
-
Shtyhen për më vonë të enjten bisedimet Ukrainë-Rusi
-
Turqia, Irani dhe Rusia do të takohen për të diskutuar mbi Sirinë, thotë burimi turk