Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shtohet popullsia e Turqisë

Popullsia e Turqisë është rritur për 1,5 milionë banorë në vitin 2019 krahasuar me një vit më parë. Sipas statistikave, popullsia e Turqisë ka shkuar në mbi 83 milionë banorë.

Sipas Institutit Statistikor të Turqisë, TurkStat, popullsia e Turqisë ka arritur shifrën 83.154.997. E kjo shënon rritje për 151.115 në baza vjetore, transmeton KTV. Megjithatë, norma vjetore e rritjes së popullsisë është zvogëluar nga 14,7 promila në 13,9.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas TurkStat, norma e popullsisë nëpër qendra të qyteteve është rritur nga 92,3 për qind në vitin 2018 në 92,8 në vitin 2019, me çka ajo e popullsisë në fshatra ka rënë 7,2 për qind.

Popullsia e Turqisë në vitin 2018 ishte 82.003.882 banorë.