Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shteti Islam tërhiqet në tërësi nga Aleppo

Shteti Islamik nuk është më i pranishëm në provincën siriane Aleppo, pasi që është tërhequr nga shumë fshatra, ku forcat e regjimit kanë avancuar, njoftoi sot observatori për të Drejtat e Njeriut me seli në Londër.

Drejtori i observatorit për të Drejtat e Njeriut, Rami Abdel Rahman deklaroi se Shteti Islam është tërhequr nga 17 qytete dhe fshatra, dhe tash ndodhet jashtë Alepos, pas katër vjetësh, sa ishte i pranishëm, transmeton AFP.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo