Lesoto ka shënuar sot rastin e parë me koronavirus. Ky shtet i vogël, i rrethuar në të gjitha anët nga Afrika e Jugut, ishte i vetmi në Afrikë pa raste me koronavirus, njoftoi Guardian.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të këtij vendi, një person që u kthye nga jashtë ka rezultuar pozitiv, ndonëse nuk kishte simptoma.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNumri i të prekurve me COVID-19 është relativisht i vogël në Afrikë, por ai po rritet dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se mund të ketë një katastrofë në këtë kontinent në rast se nuk merren masat.
Deri më tash, në të gjithë kontinentin janë infektuar gati 72 mijë veta, ndërkohë mbi 2.400 kanë vdekur si pasojë e koronavirusit.