Katër shtetet e mëdha, ku rastet e koronavirusit janë ngritur së fundmi, janë: Brazili, Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Britania. Dhe ato kanë diçka të përbashkët.
Të gjitha drejtohen prej liderëve meshkuj populistë, të cilët e rrahin gjoksin si politikanë antielitë dhe antiestablishment.
Katër liderët – Jair Bolsonaro, Donald J. Trump, Vladimir V. Putin dhe Boris Johnson – kanë edhe dallime ndërmjet vete natyrisht, sikurse edhe vendet e tyre. Megjithatë, të katërtit përmbushin versionet që Daniel Ziblatt, profesor i qeverisjes në Harvard dhe bashkautor i librit “Si vdesin demokracitë”, e quan “populizëm joliberal djathtist radikal”.
Kjo nuk është çështje rastësie, besojnë shumë ligjërues të shkencave politike. Populistët joliberalë priren të hedhin opinionet e shkencëtarëve dhe promovojnë teori komploti.
Të gjithëdijshëm?
Edhe Epoka e populizmit dhe e polarizimit“Shpesh ata dalin kundër intelektualëve dhe ekspertëve të të gjitha sferave të jetës”, ka deklaruar Steven Levitsky, bashkautor me Ziblattin. Liderët, ka thënë ai, “pretendojnë se kanë njëfarë urtësie të përgjithshme që u mungon ekspertëve. Por kjo nuk funksionon në rastin e COVID-19”.
Në Brazil, Bolsonaro ka shkarkuar ministrin e Shëndetësisë dhe vazhdimisht u ka bërë thirrje shteteve t’u japin fund urdhrave për të qëndruar qytetarët në shtëpi. Presidenti Trump ka hedhur poshtë pikëpamjet e ekspertëve qe më shumë se dy muaj duke parashikuar se virusi do të zhdukej vetvetiu si “një mrekulli”.
Në Britani, Qeveria e Johnsonit fillimisht i inkurajoi qytetarët që të vazhdonin socializimin, edhe pse shumë shtete evropiane kishin nisur të merrnin masa të mbylljes ekonomike.
Të katër liderët kanë refuzuar udhëzimet për sjelljen personale në fazën fillestare të pandemisë, por edhe më vonë kanë refuzuar që të bartin maska dhe vazhdojnë të shtrëngojnë duart.
Dhe kjo qasje është e dukshme edhe përtej këtyre shteteve. Irani – një vend me lider suprem teokratik – është i pesti në mesin e shteteve me më shumë se pesëdhjetë milionë banorë. Ekspertët e shëndetit thonë se qeveria nuk kishte marrë parasysh thirrjet për të mos rihapur shpejt ekonominë e vendit. Meksika – ku presidenti Andres Manuel Lopez Pbrador është populisti i gjashtë qeveria e të cilit ka vendosur posterë në të cilët thuhet “no es grave” (nuk është serioze) – është i gjashti në këtë listë.
Një përpjekje akademike për të përcjellë reagimin e shteteve ka treguar se një vonesë në reagimin qeveritar mund të bëjë që virusi të përhapet vrullshëm, ka thënë Thomas Hale nga Shkolla për Qeverisje Blavatnik në Universitetin e Oksfordit, i cili po i prin kësaj lëvizjeje. Shumë prej vendeve që kanë përjetuar përhapje të mëdha tani e pranojnë “urgjencën e krizës shëndetësore”, ka shtuar Hale.
Shpesh liderët të cilët reagojnë më ngadalë kanë cituar nevojën për të pasur prioritet rritjen ekonomike. Por paqartësitë ndërmjet rëndësisë ekonomike dhe shëndetit publik mund të mos ekzistojnë, thonë ligjëruesit e shkencave politike dhe ekonomistët: Rruga më e shpejtë për normalitet ekonomik përfshin kontrollin e përhapjes së virusit.
Edhe
Kush do ta modelojë demokracinë tani?
Gratë, më të zonjat
“Ka një tension të rrejshëm që ekziston ndërmjet shëndetit publik dhe shëndetit ekonomik”, ka thënë Wafaa El-Sadr, epidemiolog në Universitetin Columbia.
Ndryshe prej populistëve joliberalë që drejtuan keq vendet e tyre në kohë pandemie, krejt ndryshe duket situata në vendet të drejtuara nga gratë në kohën e luftës kundër virusit, kanë bërë të ditur disa analistë. Gjermania, Zelanda e Re dhe Tajvani janë shembujt më të mirë.
Ndërlidhja ndërmjet liderëve populistë dhe përhapjeve të mëdha nuk është e përsosur.
Viktor Orban në Hungari dhe Rodrigo Duterte në Filipine janë gjithashtu populistë joliberalë, të cilët reaguan shumë shpejt. Numri i rasteve në këto dy shtete duket relativisht i ulët. Edhe Orbani, edhe Duterte përdorën krizën si justifikim për të shtypur edhe më shumë kundërshtarët politikë.
Por në çështje botërore gjithnjë ka edhe përjashtime. “Në fakt ky është shqetësim i madh”, ka thënë Levitsky. “Populistëve nuk u pëlqejnë ekspertët – ose të mbështeten te ekspertët – dhe në një reagim antiekspertizë ndaj koronavirusit të ri është vdekjeprurëse”.
Disa liderë populistë, si Johnson dhe lideri turk, Recep Tayyip Erdogan, kanë nisur së fundmi ta marrin shumë seriozisht virusin. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës reagimi i Trumpit ka ndryshuar dita-ditës dhe është koklavitur prej sistemit federal, ku guvernatorët po marrin shumë prej vendimeve. Megjithatë, Hale dyshon se vendet populiste mund të vazhdojnë të ngatërrohen më shumë se të tjerat.
Edhe
Mesazhi i Putinit për Perëndimin përmes paradës së Kinës
“Po e shohim tani valën e parë”, ka thënë ai, “por, do të jetë një rrugëtim i gjatë, intuita ma thotë me vendosmëri se shtetet me sisteme të forta qeverisëse do të jenë ato që do ta kalojnë më së miri”.
Analizë e “New York Times”