Organizata e Bashkëpunimit Islamik, e përbërë nga 57 vende anëtare, ka thirrur një takim urgjent të dielën, për të diskutuar lidhur me luftimet e ashpra që po zhvillohen mes Izraelit dhe Palestinës, në qytetin Gaza, të udhëhequr nga grupi islamik Hamasit.
Kjo është lëvizja e parë e shteteve të Lindjes së Mesme për të diskutuar rreth adresimit të këtij konflikti, i cili po shkakton vdekje të shumta në mesin e palestinezëve dhe izraelitëve.
Derisa Liga Arabe ka paraqitur pikëpamjen se palestinezët duhet të kenë shtetin e tyre të pavarur, Izraeli ka arritur marrëveshje njohjeje me disa vende anëtare të saj.
Ministri i Jashtëm palestinez, Riad Malki i cili administron enklava autonome në zonën e okupuar nga Izraeli, Bregu Perëndimor, i ka quajtur qyqare sulmet e Izraelit.
“Ne kemi nevojë t’i tregojmë Zotit se do të rezistojmë deri në ditën e fundit. Po përjetojmë okupim që një kohë të gjatë. Kjo është baza e problemit. Krimet po kryhen kundër palestinezëve, pa asnjë pasojë”, ka thënë Malki, autoriteti i të cilit nuk ka kontroll mbi Hamasin.
Edhe ministri i jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu është shprehur ngjashëm me Malkin.
Edhe
Numri i të vrarë në Gazë tejkalon shifrën 66,000
“Izraeli është përgjegjës për eskalimin e situatës në Jerusalemin Lindor, Bregun Perëndimor dhe Gaza. Paralajmërimet tona për Izraelin javën e kaluar nuk janë marrë parasysh" është shprehur ai.
Edhe në Gadishullin Arabik dhe në Shtetet e Gjirit Persik, reagimet lidhur me situatën mes Izraelit dhe Palestinës kanë qenë të ndryshme.
Që kur kanë nisur sulmet ajrore mes Izraelit dhe Palestinës, para gjashtë ditësh, e deri më tani, qindra persona kanë vdekur e janë rrafshuar shumë ndërtesa.
-
34 të vrarë në Gazë nga sulmet izraelite në prag të takimit të OKB-së
-
34 të vrarë nga sulmet izraelite. Shtohen vendet që paralajmërojnë ta njohin shtetin palestinez
-
29 palestinezë të vrarë në ditën kur diskutohet zgjerimi i operacioneve izraelite
-
Shtetet arabe për herë të parë i bëjnë thirrje Hamasit që të çarmatoset