Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shtetet aleate në NATO përgatitin plan për mbrojtje nga Rusia

Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s pritet që të arrijnë pajtim rreth një megaplani të mbrojtjes karshi sulmeve të mundshme ruse, duke konfirmuar se synimi kryesor i Aleancës në aspektin e mbrojtjes është Moska, me gjithë përqendrimin kah Kina.

Strategjia e re ka për qëllim përgatitjen ndaj sulmeve të papritura në rajonet e Detit Baltik dhe të atij të Zi që mund të përfshijnë përdorimin e armëve bërthamore, rrjeteve të hakerëve dhe sulmet nga gjithësia.

Zyrtarët e Bashkimit Evropian nuk besojnë se sulmet ruse do të jenë të menjëhershme. Moska, nga ana e saj, ka mohuar çdo lloj veprimi agresiv dhe ka bërë të ditur se NATO-ja po e rrezikon destabilizimin e Evropës me këto përgatitje.

Megjithëkëtë diplomatët evropianë kanë thënë se strategjia euroatlantike është e nevojshme për shkak se Rusia po vazhdon që të krijojë sisteme të avancuara të armatimit dhe ka vendosur ushtri afër kufijve të shteteve anëtare në NATO.

Në majin e këtij viti Rusia ka stacionuar më shumë se 100 mijë trupa ushtarake në kufi me Ukrainën, numri ky më i lartë qëkur Moska e aneksoi Krimenë në vitin 2014.