Shtëpia e Bardhë i ka hedhur poshtë të martën sugjerimet se retorika e presidentit Donald Trump mund të ketë nxitur vrasjen masive në sinagogën e Pittsburghut.
Sekretarja për media, Sarah Sanders, ka deklaruar se është “mizori” të sugjerohet se Trumpi ishte përgjegjës për njëmbëdhjetë viktimat në sulmin e së shtunës.
Ai ka thënë se presidenti dhe zonja e parë do të vizitojnë Pennsylvanian.
Personi i armatosur që kreu krimin, Robert Bowers, ka dalë në karrocë invalidësh para gjykatës. Sulmi i së shtunës në sinagogë po konsiderohet si sulmi më i tmerrshëm antisemit në historinë amerikane.
“Presidenti nuk është përgjegjës për këto akte”, ka deklaruar Sanders, duke përsëritur në konferencë për media këtë fjali pasi një gazetar e pyeti se sa kishte rol retorika e presidentit Trump në sulmin e Pittsburghut, ose në dërgimin e pakove-bomba nëpërmjet postës.
“Mendoj se është e papërgjegjshme të fajësosh presidentin dhe anëtarët e administratës për këto akte mizore”, ka shtuar Sanders.