Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shtëpia e Bardhë e paralajmëron Izraelin për civilët në Gazan jugore

Foto: Reuters

Shtëpia e Bardhë e ka paralajmëruar Izraelin kundër kryerjes së operacioneve sulmuese në Gazan jugore derisa të jenë larguar qindra mijëra civilë nga jugu mes luftimeve të ashpra që po zhvillohen në veri.

Ushtria izraelite, e cila ka thënë se udhëheqja e Hamasit gjithashtu ka ikur në jug, ka të ngjarë të lëvizë në enklavën jugore, sipas zëvendëskëshilltarit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jon Finer, i cili shtoi se vendi ka “të drejtën” ta bëjë këtë, pavarësisht shqetësimeve serioze për viktimat civile.

“Ne mendojmë se operacionet e tyre nuk duhet të shkojnë përpara derisa ata njerëz, ata civilë shtesë, të jenë llogaritur”, tha ai.

Finer tha se Izraeli duhet të mësojë nga operacionet e tij në veri dhe të fokusohet në “mbrojtje më të mëdha dhe të zgjeruara për jetën civile”.

Finer sugjeroi që të bëhet qartësim se ku mund të kërkojnë civilët strehim nga luftimet.