Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës deklaroi se forcat ruse tentuan të përparonin në gjashtë drejtime, por u zmbrapsën të dështuar, raportoi BBC-ja të hënën.
Në drejtimin Slavyanks, rusët tentuan t'i përmirësonin pozicionet e tyre në drejtim të Bohorodchany dhe Dolyna por nuk patën sukses dhe u tërhoqën, njoftoi Shtabi të hënën.
“Në drejtimin Kramatorsk, një përpjekje të përparuar në drejtim të Ivano-Daryivkas, iu dështoi rusëve, pati humbje dhe arratisje. Në dretim të Bakhmutit, forcat mbrojtëse ukrainase e zmbrapsën ofensivën në drejtim të vendbanimeve Soledar, Vesela Dolyna, Bakhmut dhe Kodema”, thuhet në njoftimin e Shtabit.
Trupat ukrainase u treguan të suksesshme edhe në Avdiivsk, Novopavliv e në Buzin Jugor.
Përparim rus thuhet se nuk pati as në rajonin e Khersonit, ku u zhvilluan sulme gjatë së hënës.
-
Ushtria ukrainase thotë se zmbrapsi sulmet ruse në lindje
-
Dështojnë sulmet ruse në afërsi të Kharkivit e Donetskut
-
Luftime të rrepta në disa pozicione, Zelensky: Po mbrojmë tokën tonë
-
Ukraina rrëzoi 7 nga 14 raketat dhe të gjithë dronët rusë gjatë sulmeve të natës
-
Shenja që kundërofensiva e Ukrainës po përparon